Bota e futbollit u trondit sot për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti trafiku bashkë me vëllain e tij, Andre Silva.
Janë të shumtë ata që po reagojnë, ndërsa njëra prej tyre ishte edhe Federata Portugeze e Futbollit, e cila e bëri një reagim të dhimbshëm për vdekjen e përfaqësuesit të deritashëm portugez.
“Federata Portugeze e Futbollit dhe i gjithë komuniteti portugez i futbollit janë plotësisht të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, në mëngjesin e sotëm Spanjë.”
A Federação Portuguesa de Futebol e todo o Futebol português estão completamente devastados com a morte de Diogo Jota e do seu irmão André Silva, esta madrugada, em Espanha.
Muito mais do que o fantástico jogador, com quase 50 internacionalizações pela Seleção Nacional A, Diogo… pic.twitter.com/EN901fH6FG— Portugal (@selecaoportugal) July 3, 2025
“Shumë më shumë sesa një lojtar fantastik, me pothuajse 50 ndeshje për Ekipin Kombëtar A, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e tij të ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin.”
“Në emrin tim dhe në emër të Federatës Portugeze të Futbollit, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve të Diogo dhe Andre Silva, si dhe Liverpool FC dhe FC Penafiel, klubet ku luajtën përkatësisht lojtarët.”
“Federata Portugeze e Futbollit i ka kërkuar tashmë UEFA-s një minutë heshtje këtë të enjte, para ndeshjes së ekipit tonë kundër Spanjës në Kampionatin Evropian të Vajzave.”
“Kemi humbur dy kampionë. Vdekja e Diogo dhe Andre Silva përfaqëson humbje të pariparueshme për futbollin portugez dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë.” /Gazeta Express