Federata paralajmëron trajnerët dhe kryetarët e klubeve: Duhet të dënohen akuzat e pabaza - Gazeta Express
string(88) "federata-paralajmeron-trajneret-dhe-kryetaret-e-klubeve-duhet-te-denohen-akuzat-e-pabaza"

Gazeta Express

14/02/2020 20:45

Federata paralajmëron trajnerët dhe kryetarët e klubeve: Duhet të dënohen akuzat e pabaza

Gazeta Express

14/02/2020 20:45

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se trajnerët dhe kryetarët e klubeve duhet të mbajnë përgjegjësi për akuzat publike të pabaza që i bëjnë në drejtim të gjyqtarëve.

Referimi ishte njëra ndër temat kryesore gjatë stinorit vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës pasi që disa klube u bënë bashkë duke i akuzuar gjyqtarët kosovarë se po u mbajnë anën qëllimisht disa klubeve e po i dëmtojnë disa të tjera, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Eroll Salihu ka insistuar se gabimet e gjyqtarëve të Kosovës kanë qenë të paqëllimshme dhe se ato ndodhin si kudo tjetër në garat evropiane, mirëpo shtoi se vetë trajnerët dhe kryetarët e klubeve duhet të jenë më të kujdesshëm për deklaratat e tyre publike.

“Edhe kualifikimi i një zyrtari të klubit, i një trajneri apo kryetari, është vepër dhe duhet të sanksionohet. Vetë kryetarët e klubeve në takimin që e patëm kanë qenë shumë të hapur dhe kanë thënë se edhe kryetarët e klubeve duhet të dënohen e edhe trajnerët nëse shkojnë me këso aludime”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Por, edhe trajnerët, të cilët shpesh e teprojnë me disa kualifikime, duhet të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të sanksionohen lehtë dhe shpesh ia nxehin gjakun edhe tifozëve të futbollit”.

“Duhet ta kuptojnë përgjegjësinë që e kanë për fjalën e tyre publike. Shumë pak flitet për punën që bëhet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mysafiri tjetër në Favorit, Bylbyl Sokoli, reagoi duke thënë se deklaratat e trajnerëve s’duhet të gjykohen aq ashpër, pasi që trajnerët në Kosovë janë mjaft objektiv dhe kur ata reagojnë pas ndeshjeve, e bëjnë këtë nën ndikimin e emocioneve. /Gazeta Express/