Federata i gëzon tifozët, mund të bëjnë tifo në palestër në mënyrë të organizuar
Basketboll
Gazeta Express
28/02/2023 14:28
Federata e Basketbollit të Kosovës i ka gëzuar tifozët
e basketbollit me vendimin e saj më të ri.
Shtëpia e basketbollit kosovar e ka shfuqizuar vendimin
për ndalimin e pjesëmarrjes së tifozëve në mënyrë të organizuar në palestra
sportive pas problemeve dhe incidenteve të shumta që kishin ndodhur në këtë
sezon.
E tash, Bordi i FBK-së, në mbledhjen e tij të
mbajtur sot vendosi që t’ua lejojë pjesëmarrjen tifo-grupeve me shpresën që nuk
do të ketë incidente në pjesën “e nxehtë” të sezonit.
Më poshtë mund ta lexoni vendimin e FBK-së. /Gazeta Express/