string(113) "federata-evropiane-e-gazetareve-do-te-tregojme-ne-be-e-kie-per-fushaten-kunder-gazetareve-turp-per-kurtin-e-vv-ne"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 16:32

Federata Evropiane e Gazetarëve: Do të tregojmë në BE e KiE për fushatën kundër gazetarëve, turp për Kurtin e VV-në

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 16:32

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së. Sekretari Gjeneral i EFJ Ricardo Gutierrez, ka thënë se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze, shkruan Gazeta Express.

EFJ në reagim thonë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata dhe ngacmimi e frikësimi i tyre janë të denja për regjimet autoritare.

Për këtë sjellje, Gutierrez ka thënë se do të raportojnë edhe në Këshillin e Evropës, BE dhe Partinë e Socialistëve Evropianë.

“ #Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar. Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka thënë Gutierrez.