Federata e Volejbollit reagon ndaj GJAS-it për vendimin ndaj KV Peja: Skandaloz, i njëanshëm dhe i rrezikshëm - Gazeta Express
string(107) "federata-e-volejbollit-reagon-ndaj-gjas-it-per-vendimin-ndaj-kv-peja-skandaloz-i-njeanshem-dhe-i-rrezikshem"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/08/2025 16:16

Federata e Volejbollit reagon ndaj GJAS-it për vendimin ndaj KV Peja: Skandaloz, i njëanshëm dhe i rrezikshëm

Sporte tjera

Gazeta Express

14/08/2025 16:16

Federata e Volejbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) për rastin disiplinor të KV Peja, duke e cilësuar atë “skandaloz, të njëanshëm dhe në kundërshtim me çdo parim themelor të sportit”. 

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Bordit të FVK-së, të mbajtur më 14 gusht 2025, theksohet se ky vendim jo vetëm që bie ndesh me frymën sportive dhe parimet e “fair-play”-it, por gjithashtu përbën një precedent të rrezikshëm, sepse në mënyrë të tërthortë promovon dhunën në sportin e volejbollit dhe në sport përgjithësisht.

Federata shpreh shqetësim të madh për mënyrën se si është trajtuar i gjithë procesi, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e tij. 

Sipas FVK-së, GJAS nuk ka marrë parasysh kriteret themelore për matjen e dënimit, të përcaktuara qartë në nenin 3 të Rregullores Disiplinore, i cili kërkon që dënimet të bazohen në peshën e shkeljes dhe pasojat që ajo sjell. 

Injorimi i këtij neni, sipas Federatës, tregon qartë se vendimi është marrë pa respektuar standardet bazë të drejtësisë sportive.

Në cilësinë e institucionit përgjegjës për zhvillimin dhe mbrojtjen e volejbollit në Kosovë, FVK njofton se do të ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të kërkuar hetim të plotë të këtij procesi nga organet kompetente, me qëllim që të zbardhen të gjitha elementet e dyshimta dhe të vendoset drejtësia. 

Paralelisht, Federata është në pritje të arsyetimit zyrtar të vendimit dhe bën të ditur se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për ankimim.

Dhuna nuk ka vend në sport dhe asnjë vendim, sado i lartë të jetë autoriteti që e merr, nuk mund të justifikojë apo të legjitimojë sjellje që cenojnë sigurinë, dinjitetin dhe integritetin e garës sportive.”