Federata e Serbisë 'arsyeton' vendimin e saj për ndryshimin e stadiumit – përmend edhe ndeshjen e 2014-ës - Gazeta Express
string(101) "federata-e-serbise-arsyeton-vendimin-e-saj-per-ndryshimin-e-stadiumit-permend-edhe-ndeshjen-e-2014-es"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 21:15

Federata e Serbisë ‘arsyeton’ vendimin e saj për ndryshimin e stadiumit – përmend edhe ndeshjen e 2014-ës

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 21:15

Federata e Futbollit e Serbisë e ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku e ka arsyetuar kërkesën e saj për të zhvendosur ndeshjen ndaj Shqipërisë, nga Beogradi në Leskovc.

FSS po ashtu e ka përmendur edhe ngjarjen që ndodhi në tetor të vitit 2014, pikërisht në ndeshjen ndaj Shqipërisë, të cilën kuqezinjtë e fitonin në tavolinë 3-0, pas shqyrtimit të rastit në CAS.

Federata serbe bënë me dije se arsye për kërkesën e ndryshimit të stadiumit ishte rrezikimi i sigurisë, jo vetëm i tifozëve, por edhe i lojtarëve.

Komunikata e plotë:

“Me pëlqimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka miratuar që ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës e planifikuar për datën 11 tetor, ora 20:45, të zhvillohet në stadiumin ‘Dubocica’ në Leskovac.

Pas ndeshjes kundër Anglisë në Beograd, vendimi për të ndryshuar lokacionin u mor bazuar në analiza të detajuara të të gjitha aspekteve të lidhura me organizimin e një eventi sportiv me rrezik të lartë, siç është dueli i ardhshëm me Shqipërinë.

Arsyeja kryesore është siguria. Jo vetëm e publikut, por mbi të gjitha e lojtarëve dhe e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë të ndeshjes. Një takim i tillë mbart nivelin më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë për të parandaluar incidente si ato që kemi pasur mundësi t’i shohim tashmë në përballjet mes këtyre dy ekipeve. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014.

Federata e Futbollit e Serbisë ka qenë prej kohësh nën vëzhgim të veçantë nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s për shkak të incidenteve në tribuna, gjë që përfshin rrezikun real të ndëshkimeve të rënda, madje edhe pezullimeve më të gjata. Ndryshimi i lokacionit dhe organizimi i ndeshjes në Leskovac e ul ndjeshëm rrezikun e teprimeve të mundshme dhe në këtë mënyrë kontribuon në mbrojtjen e reputacionit të futbollit serb dhe interesave të kombëtares.

Një arsye po aq e rëndësishme është atmosfera në stadiumin ‘Dubocica’ dhe fakti që në të gjitha ndeshjet e mëparshme, publiku në Leskovac i ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar kombëtares sonë, duke brohoritur nga minuta e parë deri në të fundit.

Federata e Futbollit e Serbisë shpreh mirënjohjen e saj ndaj UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin konstruktiv në marrjen e këtij vendimi”, përfundon komunikata e Federatës serbe.

Këto dy kombëtare janë përballur tashmë një herë në këto kualifikuese, me ndeshjen që u mbyll pa gola në “Air Albania” gjatë muaji qershor./GazetaExpress/