Federata e Futbollit e Kosovës uron shqiptarët për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit - Gazeta Express
string(79) "federata-e-futbollit-e-kosoves-uron-shqiptaret-per-28-nentorin-diten-e-flamurit"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 12:53

Federata e Futbollit e Kosovës uron shqiptarët për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 12:53

Në përkujtim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Federata e Futbollit e Kosovës i ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar.

“Urimet tona më të përzemërta për gjithë shqiptarët! Së bashku, në fushën e gjelbër dhe jashtë saj, nderojmë historinë dhe traditën tonë. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri e pavarësi,” thuhet në mesazhin e FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës thekson se kjo ditë është një moment reflektimi dhe festimi i krenarisë kombëtare, duke bashkuar komunitetin përmes sportit dhe vlerave të përbashkëta. /GazetaExpress/