Federata e Francës nuk e pranon kontratën e Galtierit me PSG-në - Gazeta Express
string(63) "federata-e-frances-nuk-e-pranon-kontraten-e-galtierit-me-psg-ne"

Federata e Francës nuk e pranon kontratën e Galtierit me PSG-në

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 10:04

Federata e Futbollit e Francës nuk e ka pranuar kontratën e Christophe Galtierit me Paris Saint-Germainin.

Francezi u emërua në pozitën e trajnerit te PSG-ja në muajin e kaluar, duke e zëvendësuar të shkarkuarin, Mauricio Pochettinon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Federata e Futbollit e Francës (FFF) nuk e njeh ende atë si trajner të kampionëve të Ligue 1.

Sipas “L’Equipe”, kontrata dyvjeçare e Galtierit e nënshkruar me PSG-në nuk është miratuar nga Komisioni Federal i Trajnerëve të Futbollit, i cili u mblodh më 28 korrik, pasi ai nuk ka bërë “rikualifikimin” e diplomës UEFA Pro, një lloj përditësimi i njohurive të tij.

Sipas rregulloreve, çdo trajner duhet të kryejë një testim në çdo tre vjet për të vërtetuar aftësitë në profesionin e tij.

Tani, sipas mediumit francez, Galtier do t’i duhet t’i shkruajë një letër FFF-së duke u zotuar të kryejë detyrimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, ku si opsion mund të jetë koha kur luajnë ekipet kombëtare.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini e nis sezonin e ri në Ligue 1 këtë të shtunë, me ndeshjen në udhëtim te Clermont. /Gazeta Express/