Federata e Boksit të Kosovës do të nderojë për herë të 16-të rresht Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Shtëpia e boksit kosovar ka njoftuar se do ta organizojë turneun ndërkombëtar tradicional “Pavarësia 2024”, shkruan “Gazeta Express”.
Në këtë turne do të marrin pjesë shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga nikoqiri Kosova.
Turneu do të mbahet më 17 shkurt nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. /Gazeta Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...