Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për meshkuj.
Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), ka marrë vendime.
Përzgjedhës i Kosovës U20 është emëruar Andin Rashica, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Endrit Elshani dhe Egzon Uka.
Dion Pllana është caktuar përzgjedhës i Kosovës U18, me Defrim Hashanin si ndihmës trajner.
Përzgjedhës i Kosovës U16 është emëruar Gyltekin Selimi, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni.
Vendimi për emërimin e përzgjedhësve të rinj do të hyjë në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.
Gjithashtu, shumë shpejt, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet të emërojë edhe shtabet teknike të Përfaqësueses U16 dhe U18 për femra.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...