string(65) "fc-prishtina-pritet-shqip-ne-hungari-zhvillojne-stervitjen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

05/07/2021 19:39

FC Prishtina pritet shqip në Hungari, zhvillojnë stërvitjen e parë

Futboll

Gazeta Express

05/07/2021 19:39

FC Prishtina do të luajë nesër në fazën e parë të Ligës së Kampionëve kundër njërës nga skuadrave më të vështira dhe më të mira në këtë fazë, Ferencvaros

Djemtë e Zekirja Ramadanit kanë zbarkuar në Budapest para gjashtë orëve, kurse sonte ata kanë shkuar në “Groupama Arena” ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë.

Por, para seancës së parë stërvitore, Prishtina ka mbetur paksa e befasuar kur ka postuar në ekranin e madh fjalë shqip. “Mirëseardhje”, kanë shkruar ata.

FC Prishtina luan nesër kundër Ferencvaros në fazën e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Ndeshja pritet që të fillojë në orën 18:00. /GazetaExpress/

aaaaa