FC Prishtina njofton se Trepçën ‘89 e pret në “Fadil Vokrri”, tifozët i liron nga biletat - Gazeta Express
string(85) "fc-prishtina-njofton-se-trepcen-89-e-pret-ne-fadil-vokrri-tifozet-i-liron-nga-biletat"

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 13:30

FC Prishtina njofton se Trepçën ‘89 e pret në “Fadil Vokrri”, tifozët i liron nga biletat

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 13:30

FC Prishtina ka bërë paralajmërimin zyrtar për ndeshjen e radhës në Superligë, atë kundër Trepçës ’89.

Klubi kryeqytetas sërish ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të premten, klubi i Prishtinës u informua nga Federata e Futbollit e Kosovës se ndeshjet si vendas të muajit tetor duhet t’i zhvillojë diku tjetër.

Këtë të shtunë, “bardhekaltërit” njoftuan se ndeshja ndaj Trepçës ’89, e vlefshme për javën e nëntë, do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Madje, klubi prishtinas për këtë ndeshje ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë falas.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.

Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).

Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret”. /Gazeta Express/