FC Prishtina iu premton futbollistëve premi prej 250 mijë eurosh nëse e mundin ekipin hungarez dhe kalojnë në rundin tjetër në Champions - Gazeta Express
string(136) "fc-prishtina-iu-premton-futbollisteve-premi-prej-250-mije-eurosh-nese-e-mundin-ekipin-hungarez-dhe-kalojne-ne-rundin-tjeter-ne-champions"

Instant

Gazeta Express

06/07/2021 17:58

FC Prishtina iu premton futbollistëve premi prej 250 mijë eurosh nëse e mundin ekipin hungarez dhe kalojnë në rundin tjetër në Champions

Instant

Gazeta Express

06/07/2021 17:58

Prishtina pas pak do të përballet me Ferencvaros në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në fushatën e saj debutuese.

Takimi i parë i këtij rrethi do të zhvillohet  në orën 18:00 në stadiumin e Ferencvarosit në Budapest, takimi i kthimit mes tyre zhvillohet pas një jave në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe fitues kalon në rundin e dytë kualifikues, ndërsa humbësi dërgohet në kualifikime për pjesëmarrje në Europa Conference League.

Futbollistët do të kenë shumë arsye të japin më të mirën sot dhe në ndeshjen e kthimit në Fadil Vokrri.

Para ndeshjes kryesia e klubit u ka premtuar atyre premi te majme nëse e kalojnë ekipin hungarez.

Këtë  e ka konfirmuar për Gazetën Express presidenti i klubit, Remzi Ejupi, i cili tha se bashke me aksionaret tjerë do të ndajnë një premi te majme për lojtarë nëse kalojnë në rrethin e dytë kualifikues në Champions League.

Sido që të jetë, Ejupi nuk ka dashur të zbulojë shumën e parave të premisë.

Por Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për një premi prej 250 mije eurosh qe kryesia e klubit ka vendosur t’ua falë lojtarëve nëse arrihet objektivi i vendosur. /Gazeta Express/