FC Prishtina e zyrtarizon transferimin e Ron Raçit te Hajduk Split - Gazeta Express
string(66) "fc-prishtina-e-zyrtarizon-transferimin-e-ron-racit-te-hajduk-split"

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 21:43

FC Prishtina e zyrtarizon transferimin e Ron Raçit te Hajduk Split

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 21:43

HNK Hajduk dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit 22-vjeçar Ron Raçi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin nga Spliti deri në verën e vitit 2029.

Qendërmbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet menjëherë stërvitjeve të skuadrës së parë, ndërsa te Hajduku do të mbajë fanellën me numrin 14.

Raçi, gjatë sezonit të kaluar, pati një afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit.

Në karrierën e tij si futbollist profesionist ka regjistruar mbi 40 paraqitje zyrtare, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim.

Prishtina do t’i fitojë 300 mijë euro dhe 10% nga transferi i ardhshëm potencial i Raçit.