string(50) "fc-prishtina-e-shpall-remzi-ejupin-president-nderi"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2023 15:11

FC Prishtina e shpall Remzi Ejupin president nderi

Futboll

Gazeta Express

21/09/2023 15:11

Pas 20 vjetësh, Remzi Ejupi është larguar përfundimisht nga futbolli kosovar.

Njëri prej donatorëve më të mëdhenj në histori të futbollit të këtushëm e zgjodhi tërheqjen e tërësishme gati një vit pasi kishte dhënë dorëheqje nga presidenti i klubit FC Prishtina.

“Gazeta Express” mëson se Ejupi i ka shitur të gjitha aksionet e tij në klubin më të madh të futbollit kosovar.

Largimin e tij nga klubi kryeqytetas e konfirmoi edhe vetë biznesmeni kosovar.

E për kontributin e jashtëzakonshëm për këto dy dekada, Remzi Ejupin klubi prishtinas e shpalli president nderi.

Në krye me Ejupin prishtinasit kanë fituar trofe të shumtë në futbollin kosovar dhe pak vite më parë e shijuan edhe eksperiencën në garat evropiane.

Ejupi do të kujtohet si presidenti më i suksesshëm në futbollin kosovar dhe njëri prej donatorëve dhe kontribuuesve më të mëdhenj në futbollin e këtushëm. /Gazeta Express/