FC Drenica zyrtarizon transferimin e mesfushorit spanjoll Ian Soler - Gazeta Express
string(67) "fc-drenica-zyrtarizon-transferimin-e-mesfushorit-spanjoll-ian-soler"

Sport

Gazeta Express

10/01/2026 19:57

FC Drenica zyrtarizon transferimin e mesfushorit spanjoll Ian Soler

Sport

Gazeta Express

10/01/2026 19:57

FC Drenica ka njoftuar marrëveshjen me mesfushorin spanjoll Ian Soler, i cili nga sot është pjesë e skuadrës kuqezi. 29-vjeçari vjen si një përforcim i rëndësishëm që pritet të sjellë cilësi, energji dhe konkurrencë shtesë në mesfushë.

Soler ka një karrierë ndërkombëtare, duke luajtur më parë për Alessandria, Riteriai, Louisville City dhe Jumilla, ndërsa dy vitet e fundit ishte pjesë e Tiranës.

“Jemi shumë të kënaqur që Ian Soler i është bashkuar familjes kuqezi. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Drenicës,” thuhet në njoftimin e klubit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement