Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditura datat për afatin kalimtar në të dy konkurrencat.
FBK njoftoi se afati kalimtar për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të gjitha kategoritë do të fillojë më 1 gusht.
Afati kalimtar do të jetë i hapur deri më 12 gusht, përcjell Gazeta Express.
“Klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:
– Pasaporta e skanuar
– Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit
– Agjensioni i lojtarit
– Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës
– Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC
Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Gazeta Express/