FBK: Xhelal Mumini gjykoi me sukses në Evropianin në Qipro - Gazeta Express
string(57) "fbk-xhelal-mumini-gjykoi-me-sukses-ne-evropianin-ne-qipro"

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 18:02

FBK: Xhelal Mumini gjykoi me sukses në Evropianin në Qipro

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 18:02

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla ka gjykuar edhe gjyqtari nga Kosova, Xhelal Mumini, madje, duke iu besuar ndeshja kryesore.

Gjyqtari nga Kosova ka gjykuar në ndeshjen e parë hapëse ndërmjet Andorrës dhe Norvegjisë. Më pas ka gjykuar në ndeshjen ndërmjet Andorrës dhe Maltës.

Lexo Edhe:

Po ashtu gjyqtari nga Kosova ka gjykuar edhe në sfidën shumë të rëndësishme, mes Qipros dhe Maltës, ku është vendosur edhe fituesi i kësaj gare. Mumini është caktuar të gjykojë edhe ndeshjen e fundit ndërmjet Qipros dhe Andorrës, ku vashat qipriote triumfuan dhe u shpallën kampione të Evropianit, që u zhvillua pikërisht në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka vlerësuar si të suksesshme gjykimet e Xhelal Muminit. /Gazeta Express/