Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.
Çmimi i një bilete do të jetë 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshatit, përcjell Gazeta Express.
Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre, por edhe dhe fëmijët e SOS Fshatit.
Sfida e Kosovës ndaj Irlandës do të zhvillohet më 22 shkurt, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.
“Dardanët” janë në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt, në Baku.
Shitja e biletave do të bëhet në këtë lokacion dhe këtë orar:
Te Sheshi Zahir Pajaziti
E martë: 11:00-20:00
E mërkurë: 11:00-20:00
E enjte: 11:00- 19:00
/Gazeta Express/