Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar logon e Evropianit të Divizionit C, për meshkuj U16, që do të mbahet këtë vit në Prishtinë.
Nga 19 deri më 27 korriku, dhjetë shtete do të garojnë për trofeun e çmuar.
Kjo është edhe një ngjarje madhore që do të organizohet nga FBK, që sot e zbuloi edhe logon e kësaj gare, përcjell Gazeta Express.
Në shpjegimin e shtëpisë së basketbollit kosovar thuhet: “I inspiruar nga flamuri dhe yjet e Kosovës, logo është punuar nga FIBA për Evropianin e Divizionit C, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës. Rrathët që janë majtas dhe djathtas dhe në mes, janë pjesë e simbolit të qytetit të Prishtinës ose Hyjneshës në fron. Në këtë mënyrë ka elementë të vendit, qytetit dhe basketbollit brenda logos”. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...