FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës, Dushku emërohet anëtare e Komisionit të FIBA 3x3 - Gazeta Express
string(114) "fbk-per-here-te-pare-me-perfaqesues-ne-nje-komision-te-fiba-botes-dushku-emerohet-anetare-e-komisionit-te-fiba-3x3"

FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës, Dushku emërohet anëtare e Komisionit të FIBA 3×3

Sport

Gazeta Express

16/09/2023 12:12

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do ta ketë një përfaqësues në një Komision të FIBA Botës.

Bëhet fjalë për emërimin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në Komisionin e FIBA 3×3 nga Bordi Qendror i FIBA-s.

Lexo Edhe:

Emërimi i Dushkut, sipas Bordit Qendror të FIBA-s, ka ardhur si rrjedhojë e aftësive, përvojës dhe angazhimit të saj për zhvillimin e basketbollit.

Konform Statutit të FIBA-s, Komisioni 3×3 ka këto detyra:

a) Të hartojë rekomandime për përmirësimin e qeverisjes dhe organizimit të basketbollit 3×3 dhe për prezantimin e garave të reja zyrtare të 3×3;

b) Të japë këshilla për ndarjen e garave zyrtare të basketbollit 3×3;

c) Të jetë përgjegjës për trajnimin, ekzaminimin dhe zbatimin e kualifikimit të kërkuar të të gjithë zyrtarëve të 3×3;

d) Të hartojë tekstin e Rregullave të Basketbollit 3×3 të FIBA-s, të hartojë ndryshime në këto rregulla për t’u miratuar nga Bordi Qendror, të japë interpretimin zyrtar të rregullave dhe të zgjidhë rastet ose rastet e dyshimta që nuk mbulohen qartë nga vetë rregullat;

e) Të studiojë rregulloren që rregullon të gjitha garat 3×3 dhe të rekomandojë ndryshime në këto rregullore; dhe

f) Të monitorojë gjendjen e 3×3 në mbarë botën dhe të japë rekomandime për zhvillimin e 3×3.

Mandati i Dushkut në FIBA Komisionin 3×3 është katërvjeçar (4) 2023-2027.

Duhet theksuar se Dushku është anëtare e Komisionit të të Rinjve në FIBA Evropë në mandatin 2023-2027, përderisa të njëjtin rol e ka pasur edhe në mandatin 2019-2023. /Gazeta Express/