FBK ndryshon rregullin e paraqitjes për lojtarët e huaj - Gazeta Express
string(55) "fbk-ndryshon-rregullin-e-paraqitjes-per-lojtaret-e-huaj"

Basketboll

Gazeta Express

29/07/2022 10:12

FBK ndryshon rregullin e paraqitjes për lojtarët e huaj

Basketboll

Gazeta Express

29/07/2022 10:12

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar për ndryshimet e bëra në Propozicionet e Garave për edicionin e ri – 2022/23.

FBK njoftoi këtë të premte se Bordi në mbledhjen e mbajtur më 28 korrik, vendosi që të ndryshojë edhe rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas vendimit të ri, klubet nga sezoni 2022/23 do të kenë të drejtë të kenë në përbërje 5 basketbollistë të huaj (3+2), që nënkupton se maksimumi tre prej tyre mund të aktivizohen në lojë, kurse dy tjerë duhet të jenë rezervistë. Më herët ky rregull ishte 3+1.

Njoftimi i plotë nga FBK:

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 28.07.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

1. I ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin 2022/23.

2. Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës.

3. Është miratuar sistemi dhe kalendari i garave për edicionin 2022/23 për garat e kategorisë seniore.

4. Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të emërojë Komisionin e Garave të FBK-së në përbërje prej: Leart Hoxha (i deleguar nga Bordi i FBK-së), Valdet Spahija dhe Ylli Hoti.

5. I ka miratuar Kriteret për Licencim të Klubeve dhe Rregulloren për Licencim të Klubeve për edicionin 2022/23.

6. E ka vazhduar mandatin e Komesarëve të Garave të FBK-së konform Statutit të FBK-së.”

/Gazeta Express/