FBK-ja fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm - Gazeta Express
string(48) "fbk-ja-fillon-pergatitjet-per-sezonin-e-ardhshem"

Gazeta Express

21/04/2020 11:13

FBK-ja fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm

Gazeta Express

21/04/2020 11:13

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) tashmë i kanë filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Në fakt së fundi Bordi i FBK-së e ka formuar një Grup të Punës, i cili do të punojë në dy dokumente shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për përgatitjen e kritereve për licencim të trajnerëve për edicionin 2020/21 dhe kritereve për licencim të klubeve/shkollave të basketbollit.

Lexo Edhe:

Grupi i Punës pritet që draftet e para të këtyre dy dokumenteve t’ia dorëzojë FBK-së në mes të muajit maj dhe më pas ato dokumente do të bëhen publike për konsultime në opionin, si dhe krejt në fund pritet të miratohen nga Bordi i FBK-së si dokumente përfundimtare.

Elvira Dushku – Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Qëllimi i krijimit të këtij Grupi të Punës është pra përgatitja e dy dokumenteve shumë të rëndësishme për FBK-në, për SHTBK-në, por edhe për gjithë basketbollin në vendin tonë. Ne jemi shumë të interesuar të vazhdojmë të punojmë dhe të përgatitemi sa më mirë për edicionin e ardhshëm dhe për këtë arsye iu kemi përveshur punëve.

Krahas këtyre dy dokumenteve, ne tashmë e kemi formuar edhe Grupin e Punës që do të punojë në Planin Strategjik të FBK-së 2021-2025, kurse jemi duke punuar ngushtë me FIBA Evropën për projektin e Mini-Basketbollit në Kosovë, me theks të veçantë në edukimin e trajnerëve të rinj për Mini-Basketboll.

Në të njëjtën kohë edukimi i trajnerëve mbetet prioriteti ynë dhe tashmë ne jemi duke punuar me SHTBK-në në këtë aspekt dhe pritet që gjatë verës të intensifikohet ky projekt.

Pavarësisht pezullimit dhe më pas edhe anulimit të aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare të basketbollit për shkak të pandemisë COVID-19, FBK-ja sërish do ta ketë verën e nxehtë, pasi vullneti dhe dëshira për ta çuar basketbollin përpara është shumë e madhe, andaj nuk kemi arsye të ndalemi, por të vazhdojmë të punojmë”.