FBK del me sqarim: Me fjalën “leckë” s’e cilësuam flamurin e Serbisë - Gazeta Express
string(64) "fbk-del-me-sqarim-me-fjalen-lecke-se-cilesuam-flamurin-e-serbise"

Basketboll

Gazeta Express

26/10/2022 13:11

FBK del me sqarim: Me fjalën “leckë” s’e cilësuam flamurin e Serbisë

Basketboll

Gazeta Express

26/10/2022 13:11

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dalë me një sqarim për opinionin pasi e cilësoi si leckë flamurin e Serbisë, në publikimin e vendimeve për xhiron e fundit të Superligës së basketbollit.

Shtëpia e basketbollit kosovar thotë se “klasifikimi si ‘leckë’ në asnjë mënyrë nuk nënkupton cilësim të FBK-së për flamurin e Serbisë, por është formë evidentimi e një incidenti, pa paragjykuar simbolikën ose peshën e aktit të djegies.”

Lexo Edhe:

Për më tepër, FBK-ja qartëson se në transmetimin direkt nuk është pasqyruar incidenti në fjalë, dhe në raportin 24 orësh të Policisë, përmenden raportimet për djegien e një flamuri, pa specifikuar më tutje, shkruan “Gazeta Express”.

“Rrjedhimisht në informatorin nr 7, Komisioni i Garave e ka dënuar KB Vëllaznimin me 400 Euro për anim josportiv, në bazë të Propozicioneve të Garave.

FBK po ashtu konfirmon se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj KB Vëllaznimi lidhur me këtë incident dhe për masa disiplinore do të vendosë brenda afateve të parapara me Rregullore Disiplinore, Rregullores së Garave, dhe akteve tjera normative të FBK-së”, përfundon njoftimi i shtëpisë së basketbollit kosovar. /Gazeta Express/