Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar regjistrimi i klubeve për sezonin e ri – 2022/23.
FBK bëri të ditur se nga 1 deri më 12 korrik 2022 bëhet paraqitja për regjistrim të klubeve në të dyja konkurrencat (senior/e dhe kategoritë e reja) për edicionin 2022-2023.
FBK gjithashtu njoftoi se përfaqësuesit e Klubeve duhet të plotësojnë fletëparaqitjen edicioni 2022-2023, që ju është dërguar në email, dhe pas plotësimit duhet të dërgohet në adresën elektronike [email protected].
/Gazeta Express/