FBI krijon aplikacion për të arrestuar kriminelët - Gazeta Express
string(49) "fbi-krijon-aplikacion-per-te-arrestuar-kriminelet"

AutoTech

Gazeta Express

10/06/2021 1:24

FBI krijon aplikacion për të arrestuar kriminelët

AutoTech

Gazeta Express

10/06/2021 1:24

Një aplikacion i projektuar nga FBI ka bërë që agjencitë e zbatimit të ligjit të arrestojnë me qindra kriminelë në të gjithë botën në një operacion tre-vjeçar.

Sipas të dhënave nga këto agjenci që nga viti 2018, Australia, Zelanda e Re dhe FBI kanë përdorur një aplikacion të koduar, ANOM, për të ndjekur krimin e organizuar.

Lexo Edhe:

Aplikacioni ANOM ishte një nga shërbimet e mesazheve të popullarizuara në bandat e krimit të organizuar, thonë autoritetet.

Fal këtij projekti janë kryer arrestime të tregtisë së drogës në 18 vende në të gjithë Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Kryeministri australian e quajti një operacion “ujëmbledhës” i cili kishte goditur bandat kriminale globalisht.

“Sot, qeveria australiane, në kuadër të një operacioni global, i ka dhënë një goditje të fortë krimit të organizuar jo vetëm në vend, por në mbarë botën. Ky është një çast vendimtar në historinë e zbatimit të ligjit në Australi”, deklaroi për media Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Sipas të dhënave nga policia australiane, deri tani janë arrestuar 224 persona, ndërsa 35 të tjerë janë arrestuar në Zelandën e Re.

Operacioni, që nisi nga policia australiane dhe FBI në vitin 2018, bëri që autoritetet në Shtetet e Bashkuara të merrnin nën kontroll aplikacionin e mesazheve ANOM- mjaft popullor në radhët e bandave kriminale- si dhe të sekuestronin 35 milionë dollarë amerikanë në para të gatshme.