FB publicitet falas kundër COVID-19 dhe lajmeve të rreme - Gazeta Express
string(56) "fb-publicitet-falas-kunder-covid-19-dhe-lajmeve-te-rreme"

FB publicitet falas kundër COVID-19 dhe lajmeve të rreme

Gazeta Express

06/03/2020 1:43

Facebook propozoi hapësira publicitare falas për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në kuadër të një prej lëvizjeve që parashikojnë të kundërshtojnë publikimin e lajmeve të rreme në rrjetin social.

“Ne do t’i ofrojmë falas OBSH-së të gjitha publicitetet që i nevojiten për t’iu përgjigjur koronavirusit. Po kështu, edhe të gjitha llojet e tjera të mbështetjes”, theksoi Zuckerberg.

Lexo Edhe:

”Ata që kërkojnë fjalën koronavirus në Facebook”, theksoi ai, ”do të kenë një pop-up që do t’i drejtojë drejt OBSH-së apo autoritetit sanitar lokal për informacionet e fundit”.

Paralelisht, Zuckerberg shpalli luftë kundër mashtrimeve dhe lajmeve të rreme.

“Ne do të fshijmë informacionet e rreme dhe teoritë e komplotit që janë konsideruar si të tilla nga organizatat shëndetësore globale”, nënvizoi ai/ANSA.