Fazliu: 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë, është referuar për QKUK - Gazeta Express
string(76) "fazliu-76-vjecari-qe-u-godit-nga-vetura-ne-mitrovice-eshte-referuar-per-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:17

Fazliu: 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë, është referuar për QKUK

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:17

Sonte rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor rreth 76 vjeç.

Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës, tha për Gazetën Express se “i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”.

Ndërsa, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha për Gazetën Express se “në ora 18:40, si pasojë e lëndimeve, një i moshuar (1950), është sjellur në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës, i cili aktualisht po vazhdon trajtimin dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi i mjekëve dhe infefmierëve. Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës”.

Fazliu shtoi se “pas ekzaminimeve me CT, janë konstatuar lëndime në toraks dhe rasti është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK”. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement