FAZ: Konflikti mes SHBA-së dhe BE-së e rrëzoi Kurtin - Gazeta Express
string(49) "faz-konflikti-mes-shbase-dhe-bese-e-rrezoi-kurtin"

FAZ: Konflikti mes SHBA-së dhe BE-së e rrëzoi Kurtin

Gazeta Express

26/03/2020 12:29

Në artikullin e shkruar nga gazetari Michael Martens, që së fundmi ka qenë aktiv në komentimin e zhvillimeve politike në Kosovë, thuhet se zyrtarisht arsyeja e rrëzimit ishte polemikë për mbi politikën për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenave, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”, shkruan gazeta.

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocioni votëbesimi, i iniciuar nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë opozitare.

Lexo Edhe:

Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli.

“Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare ishte rritur kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.

Gazeta gjermane shkruan se Presidenti Hashim Thaçi e pati përkrahjen e ambasadorit Richard Grenell, ndërsa Kurti e pati përkrahjen e Bashkimit Evropian.