Favoriti në Champions? Gazetarët nuk e presin emrin që përmend Kloppi - Gazeta Express
string(68) "favoriti-ne-champions-gazetaret-nuk-e-presin-emrin-qe-permend-kloppi"

Gazeta Express

17/02/2020 23:06

Favoriti në Champions? Gazetarët nuk e presin emrin që përmend Kloppi

Gazeta Express

17/02/2020 23:06

PSG është favoriti numër një për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, sipas Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka shtangur për pak minuta gazetarët në konferencë për media të hënën në Madrid, aty ku Liverpooli të martën do të përballet me Atleticon në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

Klopp u pyet për gazetarët për favoritin kryesor për t’i shkuar në fund kësaj gare.

Kur të gjithë prisnin emra si Barcelona, për shkak Lionel Messit, Juventus për shkak të Cristiano Ronaldos, Real Madrid për shkak të Eden Hazard, apo Bayern Munich që është në super formë, ai përmendi ekipin e Thomas Tuchel.

“Favoriti në Champions? Favoriti më i madh për fitimin e Championsit është PSG-ja! Tani e kanë ata presionin mbi vete”, u shpreh shkurt Klopp.

Teka Liverpooli luan të martën me Atleticon, në të njëjtën kohë PSG-ja do të përballet me Borussia Dortmundin. /Gazeta Express/