string(90) "fatoni-eshte-trimkusheri-i-isa-boletinit-edhe-isa-eshte-pec-spahiu-me-pershkrim-interesant"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 21:40

Fatoni është trim, kushëri i Isa Boletinit – edhe Isa është Pec, Spahiu me përshkrim interesant

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 21:40

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë në “Presssing” të T7, se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit në “Pressing”.

Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”.

“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam mundur të konkluzojë që edhe mund të ketë lëshime në procedurë”, ka thënë ai.

“Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati për nga vjen ai, njihet si trimat më të mëdhenj në atë anë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai u pyet në studio, se çfarë e ka Peci Isa Boletinin

“Isa Boletinin e ka kushëri, Isa Boletini është Pec”, u përgjigj Spahiu. /Gazeta Express