Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc”, në Budapest të Hungarisë, shkruan Gazeta Express.
Drejt kryeqytetit hungarez kanë udhëtuar edhe disa personalitete të njohur nga skena e politikës, që po i japin përkrahje nga afër “Dardanëve”.
Në stadium janë parë Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra e Faton Peci.
/Gazeta Express/