Faton Peci për Dimal Bashën: Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve - Gazeta Express
string(95) "faton-peci-per-dimal-bashen-nuk-ka-qene-bllof-e-ka-perkrahjen-e-krejt-grupit-tone-te-deputeteve"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:31

Faton Peci për Dimal Bashën: Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:31

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryeparlamentar.

Ai tha se propozimi i emrit të Bashës nuk ka qenë bllof, teksa shtoi se i njëjti e ka përkrahjen e deputetëve të VV’së.

“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka ardhur si propozim Dimali”, ka deklaruar Peci në Klan Kosova.

Peci është pyetur edhe se a do të jap dorëheqje Basha, për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

“Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri”, u shpreh tutje ai.