Faton Peci katër vjet i “prapambetur”, fjalë për fjalë e kopjon sloganin e vitit 2021 të Bedri Hamzës - Gazeta Express
string(98) "faton-peci-kater-vjet-i-prapambetur-fjale-per-fjale-e-kopjon-sloganin-e-vitit-2021-te-bedri-hamzes"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 9:50

Faton Peci katër vjet i “prapambetur”, fjalë për fjalë e kopjon sloganin e vitit 2021 të Bedri Hamzës

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 9:50

Faton Pecit, i cili po garon për Kryetar të Mitrovicës, duket se i është ndalur “sahati” në vitin 2021. Peci po rezulton të jetë i prapa minimalisht katër vjet, pasi në këto zgjedhje po garon me sloganin e Bedri Hamzës të vitit 2021, të cilit nuk ia ka ndërruar asnjë fjalë të vetme.

“Bashkë për Mitrovicën” – ishte slogani i Bedri Hamzës për kryetar, katër vjet më parë.

“Bashkë për Mitrovicën” – është slogani i tanishëm i Faton Pecit për kryetar, katër vjet pas.

Peci e ka bërë publik këtë mbrëmë pas debaklit televiziv që pësoi nga kandidati i PDK-së, Arian Tahiri.

Këtë slogan, Peci e ka bërë publik duke premtuar ndryshim, ndonëse edhe një slogan nuk ka qenë në gjendje ta bëj ndryshe dhe e ka “vjedhur” sloganin e Hamzës.

Faton Peci ka vite që nuk jeton në Mitrovicë dhe duket se është shkëputur edhe politikisht nga zhvillimet e atjeshme.