Faton Klinaku i OVL-së: I quajta kriminelë policët e Eulex-it - Gazeta Express
string(60) "faton-klinaku-i-ovl-se-i-quajta-kriminele-policet-e-eulex-it"

Faton Klinaku i OVL-së: I quajta kriminelë policët e Eulex-it

Gazeta Express

28/09/2020 17:45

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur në Frontal të Televizionit 7, për sjelljet e tij në ditën kur policët e Eulex-it u hynë në zyra për ta arrestuar kryetarin Hysni Gucati.

Klinaku thotë se nuk është sjell keq me policinë e Kosovës, ndërsa tregon se i ka fyer policët e Eulexit, të cilët të premten bastisën të maskuar zyrat e OVL-UÇK-së.

Lexo Edhe:

“Isha më i ashpër në shkallë, me Policine e Eulexit se me Policinë e Kosovës. Është thënë se jam sillë keq me Policinë e Kosovës, s’kam asgjë kundër tyre, thjesht nuk e di si kam vepruar nga emocionet. Nëse jam sillë keq me dikë, janë Policia e Eulex-it”, ka thënë Klinaku.

Sekretari i OVL-UCK-së thotë se, sipas dokumenteve, Policia e Eulex-it kishin urdhër për bastisje vetëm të zyrës së Gucatit, megjithatë ata e zgjeruan kontrollin e tyre edhe nëpër zyra të tjera.

 “S’e di a të flas për këtë, se nuk besojnë shumica, sepse ato video s’janë bo publike nga disa media që ishin prezentë.  Unë i fola atyre edhe në gjuhën angleze, i quajta edhe kriminelë sepse kanë ardhe me maska e ashtu vijnë vetëm kriminelët. Në letra thuhej se kanë ardhe për bastisje vetëm tek zyra e Gucatit, ndërkaq ata kanë hyrë edhe në zyre dhe kate tjera pa pasur një letër dëshmi për këtë”, ka shtuar ai. /Express/