Faton Berisha pret që Këshilli Drejtues i UP-së të mos ndikohet nga jashtë - Gazeta Express
string(74) "faton-berisha-pret-qe-keshilli-drejtues-i-up-se-mos-te-ndikohet-nga-jashte"

Gazeta Express

19/08/2020 13:00

Faton Berisha pret që Këshilli Drejtues i UP-së të mos ndikohet nga jashtë

Gazeta Express

19/08/2020 13:00

Njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, Faton Berisha, ka folur për medie, pas intervistimit nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Berisha ka thënë se procesi i intervistimit ka shkuar në rregull dhe tash mbetet që të vendosët nga këshilli.

Ai ka thënë se shpreson që Këshilli Drejtues nuk do të ndikohet nga jashtë.

Berisha i cili ka qenë prorektor për kërkime shkencore në UP, ka thënë se me punën që ka bërë ka treguar  që mund të drejtojë Universitetin e Prishtinës.

“Kam shpresë që Këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë apo politika. Si pjesë e menaxhmentit që kamë qenë si prorektor për kërkime shkencore dhe në progresin që ka bërë Universiteti i Prishtinës,  në ranglistat ndërkombëtare, kam treguar që mund ta qojë Universitetin e Prishtinës përpara”, është shprehur ai.