Faton Ahmeti: Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve! - Gazeta Express
string(101) "faton-ahmeti-zgjedhjet-lokale-nuk-jane-thjesht-votim-por-jane-referendum-per-te-ardhmen-e-shqiptareve"

Maqedoni

Gazeta Express

17/06/2025 14:09

Faton Ahmeti: Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!

Maqedoni

Gazeta Express

17/06/2025 14:09

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka reaguar ndaj deklaratës së Stojançe Angellov i cili theksoi se kanë marrëveshje me VLEN që pas zgjedhjeve lokale të kalojnë ligjin për “Branitellat”. Ahmeti në reagimin e tij shkruan se zgjedhjet lokale janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve ndërdsa kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë, shkruan Top24

Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!

Kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë.

Tetori po vjen. Koha e llogaridhënies po troket” ka shkruar Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaton.s.ahmeti%2Fvideos%2F701874846064840%2F&show_text=false&width=560&t=0