Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë, Faton Ahmeti, në Panelin e Diskutimit të organizuar nga Shtabi Politik në Tetovë ka theksuar se “Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore”, shkruan Ahmeti.
“Së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe bashkëpartiakë të tjerë, morëm pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Shtabi Politik i BDI-së në Tetovë.
Shefi i Shtabit Politik në Tetovë, njëherazi nënkryetar i BDI-së, z. Bajram Rexhepi, ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të palodhur gjatë kësaj periudhe sfiduese politike.
Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore.
Bashkimi Demokratik për Integrim, si gjithmonë, qëndron në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve, duke e jetësuar misionin e tij të shenjtë“, përfundon Ahmeti.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...