Faton Ahmeti: Brenda këtyre 18 viteve të funksionimit BDI arriti të ndërrojë sistemin politik - Gazeta Express
string(92) "faton-ahmeti-brenda-ketyre-18-viteve-te-funksionimit-bdi-arriti-te-nderroje-sistemin-politik"

Gazeta Express

11/07/2020 19:22

Faton Ahmeti: Brenda këtyre 18 viteve të funksionimit BDI arriti të ndërrojë sistemin politik

Gazeta Express

11/07/2020 19:22

Anëtari i degës së BDI – Tetovë Faton Ahmeti njëherit edhe anëtarë i Shtabit qendror për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, në fjalimin e tij në tubimin qendror në Tetovë ka elaboruar suksesin e subjektit politik për 18 vite me rradhë nga themelimi.

Ja fjalimi i tij:

Lexo Edhe:

Të nderuar të pranishëm,

Bashkimi Demokratik për Integrim, është partia shqiptarë më mirë e organizuar në hapësirën mbarëkombëtare. Ne kemi shtrirje në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe unë sot Ju përcjellë frymën e fitores që ndjehet ngado kam ecur, në çdo shtab të BDI-së, në nivel të këshillave vendorë e të shtabeve komunale.

Fitorja e 15 korrikut është shumë afër, ajo ndjehet nga çdo aktivist i BDI-së. Edhe anketat që bëhen gjatë ditëve të fundit nga agjencione prestigjioze ndërkombëtare e thonë vetëm një gjë: BDI është fituesi absolut i këtyre zgjedhjeve! BDI ka arritur brenda këtyre 18 viteve të funksionimit ta ndërrojë sistemin politik të shtetit tonë, përmes Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe gjatë gjithë kohës BDI ka qenë faktori kyç në ruajten e drejtimit pro-perëndimor të shtetit, duke iu dhënë udhë integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Si rezultat, ne, sot jemi anëtare e NATOs, dhe kemi hapur bisedimet për aderim në Bashkimin Evropian.

I dashuri Lideri ynë, z. Ali Ahmeti, në emër të të gjithë neve, gjeneratës së re të Tetovës, Ju falemnderoj përzemërsisht që na e keni mundësuar të jemi hisetarë dhe të ndjejmë krenari për të arriturat e shqiptarëve nga viti 2001 e gjer më sot, krenari kjo që na bënë edhe më të vendosur edhe më të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë dhe kontribuojmë drejtë përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi krenarë dhe të motivuar për të punuar drejtë përmbushjes së aspiratës së rradhës, ta zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar.

Të nderuar, BDI është partia më serioze në skenën politike, ajo ka vizion dhe mision mirë të definuar, ajo garon me ideal kombëtar e me projekte të qarta. Ne në këto zgjedhje garojmë me platformë bukur mirë të përcaktuar e cila përbëhet nga 5 shtylla kryesore edhe atë: Integrim Konsensual, Veting, Zhvillim dhe Vende Pune, Jetesë Cilësore dhe Rinia në vend të parë. Platformë kjo e cila pas 15 korrikut do të shëndërohet në program të qeverisë e cila do të udhëhiqet nga Kryeministri ynë. Të nderuar aktivistë, të nderuar anëtarë të BDI-së, aktivistë të shtabit komunal e të shtabeve vendore, ju që jeni motorika e BDI-së në Tetovë, në emër të Shtabit Qendror Zgjedhor dhe në emër të Shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor,

Ju përgëzoj për të gjitha aktivitetet që keni bërë gjatë kësaj fushate, shfrytëzoj rastin të Ju ftoj që me përkushtim edhe më të madh, me vrull edhe më të madh, të punojmë drejtë fitores së rradhës. Le t’i ftojmë të gjithë shqiptarët, ti bashkangjiten idesë tonë për Kryeministrin shqiptarë, dhe të bashkëfestojmë më 15 korrik, e që të gjithë së bashku të bëhemi hisetarë në arritjet që do t’i shënojmë në periudhën që pason.

Ju më 15 korrik, duke votuar BDI-në, duke rrethuar numrin 9, bëheni pjesë e historisë më të re të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut; duke rrethuar numrin 9 Ju vulosni zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptar. Ju falemnderit për vëmendjen! Mirëutakofshim në sukseset e rradhës.