Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Fetait duke e akuzuar për dezinformim lidhur me vizitat e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Kosovë.
Ahmeti përmes një postimi publik theksoi se “një kërkim i thjeshtë në Google ose një pyetje në ChatGPT” mjafton për të vërtetuar faktet dhe publikoi edhe fotografi që, sipas tij, tregojnë datat dhe burimet e dy vizitave zyrtare të Osmanit në Kosovë – më 23 prill 2021 dhe më 26 maj 2023.
Ai akuzoi Fetain se “ose nuk di të kërkojë në Google, ose zgjedh të mashtrojë publikisht”, duke e quajtur atë “gënjeshtar”.
Ahmeti ka deklaruar se “një “Google” ose një pyetje në ChatGPT mjafton për ta nxjerrë Arben Fetain gënjeshtar
Në vitin 2025 nuk të duhet as arkiv i MPJ-së, as dosje të mbyllura për të vërtetuar një fakt elementar. Një kërkim i thjeshtë në Google, apo një pyetje në ChatGPT, mjafton. Dhe prapë, Arben Fetai dje doli publikisht, “me përgjegjësi të plotë”, duke gënjyer se Bujar Osmani nuk ka zhvilluar vizita bilaterale në Kosovë.
Fotografia që publikova e tregon qartë: ChatGPT, brenda sekondash, jep përgjigjen me datë e me burim – 23 prill 2021 dhe 26 maj 2023. Dy vizita zyrtare, të dokumentuara.
Pra, ose Fetai nuk di të kërkojë në Google, ose edhe më keq – di, por zgjedh të mashtrojë publikisht. Në të dyja rastet, epiteti i vetëm që i takon është: #gënjeshtar.”
Ky eshte postimi i Faton Ahmetit :
tag_katrorimaqedoni_2