Fatmir Sheholli mbetet edhe 2 muaj në paraburgim si i dyshuar për spiunazh - Gazeta Express
string(74) "fatmir-sheholli-mbetet-edhe-2-muaj-ne-paraburgim-si-i-dyshuar-per-spiunazh"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:38

Fatmir Sheholli mbetet edhe 2 muaj në paraburgim si i dyshuar për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:38

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar masën e paraburgimit Fatmir Shehollit për edhe dy muaj, si i dyshuar për spiunazh.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore rë Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se paraburgimi iu vazhdua Shehollit pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

Kjo masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026.

Sheholli ishte arrestuar në vitin 2025 nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement