Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, Limaj ka theksuar se kjo është dita kur dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kur vullneti i tyre vendos për të ardhmen e Kosovës.
‘’Sot është dita kur zëri juaj dëgjohet dhe vullneti juaj vendos për të ardhmen e Kosovës.
Ju ftoj të dilni në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën.’’, ka shkruar ai.