string(45) "fatmir-limaj-shkon-te-familja-e-kadri-veselit"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2022 17:21

Fatmir Limaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit

Lajme

Gazeta Express

09/01/2022 17:21

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka shkuar për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Mitrovicë, pas vdekjes së nënës së tij.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli”, thuhet në një njoftim të Nismës.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre! Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, thuhet tutje në njoftim.

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli vdiq të premten.

Veseli, i cili po mbahet ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ka munguar në varrimin e nënës së tij.