Fatmir Limaj flet për takimin e sotëm te Osmani: S'ndodhi asgjë - Gazeta Express
string(61) "fatmir-limaj-flet-per-takimin-e-sotem-te-osmani-sndodhi-asgje"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 22:08

Fatmir Limaj flet për takimin e sotëm te Osmani: S’ndodhi asgjë

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 22:08

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në hyrje të Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se sot është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Express.

Limaj ka treguar se kanë biseduar për çështjen e bllokadës.

I pyetur për detaje konkrete dhe për rezultatin e këtij takimi me Osmanin, Limaj ka thënë se “asgjë s’ka ndodhur”.

Kreu i NISMA-s tutje ka deklaruar se Osmani ka pyetur për atë se ku është situata dhe cilat janë gjasat, asgjë më shumë.

“Thjeshtë bashkëbisedim, u interesu ku jemi, gjasat cilat janë”, ka thënë Limaj./Express/