Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha eliminohen nga Grand Prix Upper Austria - Gazeta Express
string(70) "fationa-kasapi-dhe-flaka-loxha-eliminohen-nga-grand-prix-upper-austria"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2024 13:02

Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2024 13:02

Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.

Xhudistet kosovare u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perisic.

Ndërsa, Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia, Mina Libeer.

Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.