Fatih Terim lë spitalin, do të izolohet në shtëpi - Gazeta Express
string(48) "fatih-terim-le-spitalin-do-te-izolohet-ne-shtepi"

Fatih Terim lë spitalin, do të izolohet në shtëpi

Gazeta Express

30/03/2020 18:25

Fatih Terim ka lënë spitalin dhe do të vazhdojë me shërimin nga koronavirusi në shtëpi.

Ai u shtrua në spital javën e kaluar dhe këto ditë ka bërë teste të ndryshme, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, këtë mbrëmje Galatasaray ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se ai është liruar për të vazhduar në shtëpi me procesin e rikuperimit.

Ai do të mbetet në izolim total edhe në shtëpi, pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga COVID-19. /Gazeta Express/