Fati vazhdon me Barcelonën, klauzolë 400 milionë euro - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

23/09/2020 20:19

Fati vazhdon me Barcelonën, klauzolë 400 milionë euro

Futboll

Gazeta Express

23/09/2020 20:19

Sulmuesi anësor spanjoll ka përtërirë kushtet e kontratës së tij me skuadrën e Camp Nou derisa ai zyrtarisht është promovuar si futbollist i skuadrës së parë

Ansu Fati ka nënshkruar kontratë afatgjate me Barcelonën e cila përfshin edhe një klauzolë 400 milionë euro lirimi.

Fati, i cili tani do ta vesh numrin 22 që u lirua nga Arturo Vidal, ka nënshkruar marrëveshje që e lë atë në Barça deri më 2024, pasi pati një sezon të mirë më 2019-20.

Marrëveshja origjinale e 17 vjeçarit do të skadonte dy vite nga tash, por Blaugrana ka arritur që ta përmirësojë atë dhe ta rrit klauzolën në 400 milionë nga 230 milionë sa e kishte.

Barça po ashtu e ka dhënë lajmin se Fati do të jetë lojtar senior në skuadër pasi do t’i mbush 18 vjet më 31 tetor dhe pritet që të këtë një rol shumë më të madh në skuadër në sezonin e ri në La Liga, i cili filloi vikendin e kaluar.

Në moshën 16 vjeçare e 298 ditë, sulmuesi spanjoll u bë lojtari i dytë më i ri në histori të klubit që debuton me këtë skuadër dhe atë e bëri në fitoren 5-2 të Barcelonës kundër Real Betisit më 25 gusht 2019 para se të bëhet golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në barazimin 2-2 kundër Osasunas një javë më vonë.

Që atëherë, Fati ka 42 paraqitje në të gjitha garat për Barçën, duke shënuar 12 gola. Ai po ashtu ia ka dal që të ftohet nga Kombëtarja A e Spanjës.

Tinejxheri i talentuar ka thyer shumë rekorde që atëherë, duke pasur dy paraqitje për Spanjën në UEFA Ligën e Kombeve ku luajti dy ndeshje kundër Gjermanisë dhe Ukrainës në këtë muaj, duke u bërë debutuesi më i ri në 74 vjet histori duke kaluar Juan Errazquin që ishte lojtari më i ri në Kombëtare në këto 95 vjet. /GazetaExpress/