‘FATET E POPUJVE TË VEGJËL DALIN NGA DYERT E TRAGJEDIVE TË MËDHA’ - Gazeta Express
string(63) "fatet-e-popujve-te-vegjel-dalin-nga-dyert-e-tragjedive-te-medha"

‘FATET E POPUJVE TË VEGJËL DALIN NGA DYERT E TRAGJEDIVE TË MËDHA’

Gazeta Express

14/11/2020 11:21

E kishin pritur gjatë çlirimin nga pushtuesi shekullorë Osman, por ajo çfarë morën ishte thjeshtë ndërrimi me pushtues të rinjë

Shkruan: Behar Hyseni

Lexo Edhe:

Me këtë thënje, Ismail Qemali e kishte përshkruar rrugëtimin jashtëzakonisht të vështirë të shqiptarëve drejt formimit të shtetkombit aq shumë të dëshiruar. Sfidat dhe vështirësitë e kishin përcjellur popullin shqiptar gjatë gjithë rrugëtimit nacionalist, por pika kulminante në konktekstin e vështirësive, tensionit e vuajtjeve arriti në periudhën e shpërthimit të Luftërave Ballkanike(1912-1913). Edhe pse shqiptarët vazhdimisht kishin ngritur krye e kishin organizuar revolta të armatosura kundër pushtuesit shekullor Osman, shtetet fqinje, nëpërmjet propagandave, për shkak të interesave të tyre ekspansioniste, tentonin t’ia mohonin  karakterin nacionalist këtyre lëvizjeve. Kjo u pa haptazi, sidomos në periudhën e shpërthimit të Luftërave Ballkanike. Edhe pse lufta organizohej kundër Perandorisë Osmane, shqiptarët nuk u pranuan si palë në ‘Aleancën Ballkanike’ pikërisht për shkak se shtetet si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Greqia synonin që pasi të mposhtej P.Osmane,ta përvetësonin ‘trashëgiminë e saj’, me të cilën nënkuptoheshin tokat etnike shqiptare. Pas përfudimin të kësaj lufte e triumfit të A.Ballkanike ndaj P.Osmane, shqiptarët u gjendën përballë një situate kaotike ku rreth 80% e trojeve të tyre ishin pushtuar nga fqinjët. Për të rivendosur rendin e për të korrigjuar kufijtë në Evropën Juglindore, Fuqitë e Mëdha thirrën një konferencë të njohur si ‘Konferenca e Ambasadorëve në Londër’ (1912-1913). Por, si për ironi të fatit, në vendin që parashihej të vendosej drejtësia, shqiptarët, një popull i vogël e me rrënjë të thella në lashtësi, ranë prehë e një padrejtësie të madhe nga vendet të cilat ishin themeluese të ideve të  të drejtave të njeriut, shtetkombit e parimit të vetëvendosjes. Në këtë Konferencë u injoruan totalisht krimet, masakrat, shkatërrimet e kryera ndaj shqiptarëve, dhe në fund, duke u bazuar në  parimin e padrejtë të quajtur ‘e drejta e fituesit’, u morrën vendime sipas të cilave më shumë se gjysma e popullsisë dhe tokave shqiptare (përfshirë Kosovën)  do t’iu jepeshin shteteve fqinje. Shqiptarët e kishin pritur gjatë formimin e shtetit, por ajo çfar morën nuk ishte as gjysma e asaj që i takonte. E kishin pritur gjatë çlirimin nga pushtuesi shekullorë Osman, por ajo çfarë morën ishte thjeshtë ndërrimi me pushtues të rinjë edhe më të egër. Në vend që të vendosej rendi e stabiliteti,u mohua e drejta legjitime e shqiptarëve, e u kurdis një bombë e cila nuk do ta linte të qetë Ballkanin edhe për të paktën një shekull. Shtetet si Mali i Zi, Greqia e sidomos Serbia tashmë e kishin vetëm një porblem, numrin e madh të shqiptarëve që kishin mbetur në shtetet e tyre. Synimi i  tyre për të zvogëluar ndikimin e faktorit shqiptar, do të rezultonte me ndërmarrjen e disa hapave radikal politik që për qëllim kishin spastrimin etnik të shqiptarëve.               

Kjo fushatë e egër do të vazhdonte deri në fund të shek.XX, kur në krye të aparatit Serb të dhunës ishte Sllobodan Millosheviçi, i cili shihej si sinonim i shtypjes e terrorit. Në vitet e ’90-të, në periudhën kur bota kishte arritur një nivel të lartë të emancipimit, populli shqiptar i Kosovës do të përballej me një tragjedi e cila njëjtë si për Shqipërinë e fillim shekullit XX, do ishte përcaktues për fatin e tyre( politik e shoqërorë) .Nga aksionet e marra nga shteti Serb që për qëllim kishin spastrimin etnik të shqiptarëve nga tokat e tyre,  me mijëra civil mbetën të vrarë, mbi 20 mijë gra u dhunuan, mbi 1 milionë shqiptarë u dëbuan prej shtëpive të tyre e u shkaktuan me miliarda dëme materiale. Në këtë periudhë të kobshme për shqiptarët e Kosovës, në skenë doli  një ushtri që buronte nga vatra e popullit e u njoh me emrin ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’ (UÇK). Kjo ushtri, aspiratë kryesorë kishte të ndalte dhunën sistematike që po ushtrohej ndaj një populli të pambrojtur dhe dy, të arrihej çlirimi i Kosovës nga një pushtues i cili për t’i realizuar qëllimet e tij, po thyente të gjitha ligjet ndërkombëtare të luftës e të të drejtave të njeriut. Por, tash 21 vite pas luftës e 12 vite pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, po ndodhin disa ngjarje të cilat askujt nuk do i kishte shkuar nëpër mendë. Edhe pse kan kaluar 2 dekada prej përfundimit të luftës, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra, ende nuk ka paguar dëmshpërmbilin për dëmet e shkaktuara, e më ekstremja ende nuk  ndërmerr as një hap për t’i kthyer trupat e zhdukur gjatë luftës(e gjithë kjo ndodhë në sytë e botës perëndimore). Në vend që presioni të drejtohet nga ajo që shkaktoi aq shumë plagë, dhunë e urrejtje ndërpopullore në Ballkan, fokusi i Bashkësisë Ndërkombëtare prap shkon në drejtim të viktimës- Kosovës. Se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe për çlirim e dëshmoi intervenimi i NATO-s, kur e ndali dhunën me dhunë, pra ndërmorri hapat e domosdoshëm për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga Regjimi Fashisoid i Millosheviçit dhe politikat e tij gjenocidale. Sot, shohim shqiptarët e Kosovës tek paraqiten para gjykatave ndërkombëtare, por ama, nuk potencohet fakti pothuajse mbi dy dekada pas luftës(1999), numri i kriminelëve serbë të dënuar është minorë- i papërfillshëm krahasuar me dëmet që ju shkaktuan popullit të Kosovës ndër vite, e veçanërisht në vitet 1997-1999, vite për të cilat sot po akuzohet UÇK-ja. Ironike dhe paradoksale krijimi i një gjykate njëetnike e cila do të mirret ekskluzivisht me ‘krimet e shqiptarëve gjatë luftës’.

Fatkeqësisht, siç duket, historia po përsëritet, dhe ky është fati ynë i keq, ngase siç thoshte njëri ndër personalitet më të shquara të fund shekullit XIX e fillim shekullit XX, diplomati e simboli i Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali ‘Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha’. Gjykata Speciale, është një tragjedi e madhe, në të cilën sot po akuzohet një viktimë dhe vend e popull i vogël, por me të kaluar e civilizim të lashtë e thellë në histori. Civilizim i cili aq shumë i mungoi fqiut tonë, pasojë e sëcilës mungesë kemi të shkaktuara aq shumë dëme në Ballkan, ndoshta të pariparueshme.