Fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak - Gazeta Express
string(44) "fasulet-e-kuqe-stabilizojne-sheqerin-ne-gjak"

Fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak

Gazeta Express

05/12/2019 18:28

Për fasulet në përgjithësi e dimë se janë ushqime shumë të shëndetshme, por një lloj i veçantë është fasulja e kuqe.

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.

Lexo Edhe:

Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës, djegien e dhjamit dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Gjithashtu, janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje.

Fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi shkaku i fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.