Fasha prej 800 kwh, sa do ta paguani faturën nëse harxhoni më tepër, Tabaku: Çmim i vendosur nga qeveria - Gazeta Express
string(101) "fasha-prej-800-kwh-sa-do-ta-paguani-faturen-nese-harxhoni-me-teper-tabaku-cmim-i-vendosur-nga-qeveria"

Fasha prej 800 kwh, sa do ta paguani faturën nëse harxhoni më tepër, Tabaku: Çmim i vendosur nga qeveria

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 16:43

Për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.

Kështu ka thënë sot një nga ekspertët në Bordin e ERE-s së mbledhur këtë të premte për të miratuar çmimin e ri të energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat orë mbi 800 kwh/

Lexo Edhe:

“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë.

50 kwh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë.

Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.

Nga ana tjetër deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përsëriti qëndrimin kundër fashës së energjisë të vendosur nga qeveria Rama.

Ajo  tha se çmimi i vendosur është i imponuar nga qeveria dhe i pajustifikueshëm.

Sipas saj, asnjë qeveri nuk rrit taksat në periudhë krize.

Ky është një çmim i imponuar nga qeveria. Rritja e çmimit nuk e justifikon rritjen në tregjet ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për operatorët privatë. I kërkuam ERE-s të ketë interesin parësor atë të të qytetarit. Të mos harrojmë që pak muaj më parë që çmimi i energjisë elektrike është rritur edhe për bizneset. Një rritje çmimesh në periudha të ndryshme kohore. Që ka sjellë rritje të varfërisë. Po reflektohet gjithmonë e më shumë në jetën e përditshme. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, rritja e taksave dhe mos rritja e pagave kanë krijuar ngërç në ekonominë shqiptare.

Asnjë qeveri në botë nuk rrit taksat në periudhë krize. Vetëm qeveria shqiptare po e bën këtë.“, tha Tabaku.

Deputetja demokrate nënvizoi se nuk mund të lejojmë që edhe kriza të përdoret për të bërë biznes. /Gazeta Express